Lëviznin me armë me vete, njëri në kërkim, dy në pranga në Kavajë

14
Kliko per me shume info

Kapen me armë zjarri me vete dy shtetas në Kavaje. Sipas policise, njëri prej të arrestuarve ishte në kërkim.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare thane se më datë 04.01.2017, rreth orës 14:05, Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri tip pistolet
– një armë zjarri automatike model 56
– një armë të ftohtë, thikë
– një palë pinca prë prerje gardhi

Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gëzim Bizhdili, 34 vjeç dhe Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Sipas policise, shtetasit e lartë përmendur po udhëtonin në automjetin tip “Volkswagen”, automjet ky në pronësi të shtetasit Gëzim Bizhdili, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhies së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja” parashikuar nga Nenet 278 dhe 134 të Kodit Penal.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here