Armando Sadiku gjen skuadrën e re

Armando Sadiku është një lojtar i Luganos. Zyrtarizimi ka ardhur pasi të dyja klubet kanë arritur të gjejnë marrëveshjen që përflitej prej disa ditësh, të paktën për një huazim deri në fundin e këtij sezoni.

Skuadra e Zyrihut është kryesuesja e kategorisë së dytë në Zvicër me një diferencë prej 12 pikësh, duke arritur të jetë shumë pranë sigurimit të kualifikimin për në Superligë, ndërkohë tek Lugano, Sadiku është një përforcim mbijetese ashtu si edhe trajneri i ri, Paolo Tramezzani.

Ish-zëvendës trajneri i përfaqësueses shqiptare ka një lidhje të fortë që me sa duket e ka bindur edhe bomberin kuqezi që të pranojë kalimin tek kjo skuadër që aktualisht ndodhet në vendin e 8 të Superligës Zvicerane me 2 pikë më tepër se sa dy skuadrat e vendeve të fundit që janë me nga 16 pikë, Tuni dhe Vaduzi.

Armando Sadiku ka luajtur edhe më parë me Luganon , në vitin 2013-të përpara se të transferohej në janar të 2014-s tek Zyrihu. Në mbyllje të huazimit, Sadiku do të rikthehet tek Zyrihu me të cilin ka një kontratë që e lidh deri në 2018-n.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Cana në kombëtare lajm i rremë. FSHF: Ja zëvendësi i ri i De Biasit

Disa website informative raportuan dje me buje se Lorik Cana kishte marre nje ...