"Arena Kombëtare", FSHF zbulon: Ja sa kanë ecur punimet për stadiumin e ri

Soft

“ARENA KOMBËTARE”, ja objektet ku punohet! Keshtu e titullon Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF, informacionin e publikuar sot me detaje ne lidhje me ecurine e punimeve per ndertimin e stadiumit te ri "Arena Kombetare" ne vend te ish-stadiumit "Qemal Stafa".

Sipas FSHF, punimet në impiantin e ardhshëm “Arena Kombëtare” vazhdojnë, edhe pse ditët e fundit ka patur rreshje. Por, favorizuar edhe nga moti i thate i dhjetorit, ne muajin e fundit është punuar me ritme shumë të larta dhe ndërtimi i objektit tashmë është në përputhje me grafikun e punimeve, madje në segmente të caktuara e ka tejkaluar atë. Specifikisht sipas objekteve paraqitet ky situacion:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

• Në objektin “E” që i korrespondon tribunës Qëndrore është përfunduar pllaka e themelit. Aktualisht, po punohet për kollonat e katit të nëndheshëm.

• Në objektet “D” dhe“C” që i korrespondojnë tribunës anësore (drejtimi Liqenit Artificial) është përfunduar pllaka e themelit. Po punohet për kollonat e katit nëndhe.

• Në objektin “B” që i korrespondon tribunës karshi është përfunduar pllaka e themelit dhe kanë mbaruar kollonat dhe muret perimetrale të katit nëndhe, ndërkohë që është hedhur edhe një pjesë e soletës së ambjenteve teknike

• Në objektin “A” që i korrespondon tribunës anësore (drejtimi TVSH, projekti i te cilës është modifikuar pasi i’u shtua edhe një kat tjetër nëndhe) është përfunduar gërmimi dhe është hedhur një pjesë e shtresës së betonit.

• Në objektin “F” që i korrespondon kullës është kryer vendosja e pilotave mbrojtëse të rrugës dhe po bëhet përforcimi i tyre me tirante. Ndërkohe po vazhdon paralel edhe puna per gërmimin e themelit.

ME TE LEXUARAT