Ankohet nga burgu ish-Shefi i Kabinetit të Kserës: S’kemi ujë, gjyqet u pezulluan se ngrinë makinat

Burgu ankohet për mungesë uji dhe mungesë mjetesh. Të paraburgosurit dhe të dënuarit e Durrësit janë në prag proteste. Të dënuar me këtë burg kanë kontaktuar mediat për të ngritur shqetësimin e tyre.

Ata shprehen se gjatë ditës së sotme janë pezulluar të gjitha gjyqet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Gjykatën e Durrësit nga ana e Drejtorisë së Burgjeve, me pretendimin se automjetet shoqëruese të policisë kanë pësuar defekt nga moti i keq.

Kleves Bitro, një i dënuar në këtë burg, pohoi për “DurrësLajm” se sot janë pezulluar tetë procese gjyqësore, pasi makinat e policisë nuk lëviznin dot. Atyre u është thënë se makinat kanë pësuar defekt dhe u janë çarë tubat nga acari dhe moti i ftohtë që ka mbërthyer vendin ditët e fundit.

Por problemet e të burgosurve të Durrësit nuk ndalen me kaq. Ata gjithashtu nuk po furnizohen me ujë të pijshëm që prej fillimit të janarit, duke thënë se situata është alarmante, për shkak të mungesës së ujit për të pirë dhe mungesës së ujit në dushe.

“Kanë sjellë një gjysmë boti uji, por dhe ai nuk ishte për të pirë. Ndërkohë që nuk kemi pasur drita as natën e ndërrimit të viteve. Kanë sjell një drejtor të ri, por as nuk kemi mundur të prezantohemi me të dhe t’i shprehim ndonjë shqetësim tonin”, thonë të dënuarit në IEVP-në Durrës.

Kjo situatë ka ardhur menjëherë pas arrestimit të drejtorit të burgut Astrit Kotaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lirimin e Lulzim Berishës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dy shqiptarë në kërkim, kapet në Athinë superfalsifikatori i pasaportave

Organet greke të sigurisë kanë shkatërruar një prej organizatave më të mëdha ...