Incidenti, marina e SHBA lëshon 4 raketa sinjalizuese ndaj anijeve të Iranit

12
Kliko per me shume info

Zyrtarët e Pentagonit e kanë konfirmuar se anijet luftarake të marinës amerikane kanë shkrepur si paralajmërim raketa ndriçuese në drejtim të katër anijeve të gardës revolucionare iraniane në ujërat ndërkombëtar, afër ngushticës së Hormuzit.

Zyrtarë të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së iu kanë thënë sot gazetarëve se incidenti ka ndodhur më 8 janar kur katër anije iraniane i janë afruar anijes amerikane Mahan me shpejtësi të lartë.

Kliko per me shume info

Ata kanë thënë se anija amerikane ka shkrepur raketa ndriçuese pasi anijet iraniane janë afruar 800 metra anijës amerikane.

Incidenti ka ndodhur dy javë para se presidenti i ri amerikan, Donald Trump të nis detyrën më 20 janar.

Në muajin shtator, gjatë fushatës parazgjedhore amerikane, Trump ka thënë se çdo anije iraniane që ngacmon anijet e marinës amerikane në ujëra ndërkombëtar do të sulmohet nëse ai është president.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here