“Vrau” me makinë nënën në sy të dy fëmijëve, 6 vite burg për Andrea Memollarin

1
Kliko per me shume info

Gjykata e Tiranës dënoi të riun Andrea Memollari, e 6 vite burg. Ai cili aksidentoi për vdekje Dhurata Pritin kohë më parë në kryeqytet.

Ne vendimin e saj Gjykata deklaroi se e ka dënuar me 9 vite burg 21-vjeçarin.

Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i riu do vuaje vetem 6 vite burg.

Gjatë leximit të vendimit i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në salle dhe është përfaqësuar vetëm nga avokati.

Prokuroria ka kërkuar 10 vite heqje lirie për Andrea Memollarin, i cili në Korrik të vitit të shkuar përplasi për vdekje me makinë nënën e dy fëmijëve, Dhurata Prifti.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 13 Korrik në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet. Pasi e përplasi për vdekje 45 -vjeçaren, Memollari i kaloi përsipër me makinë dhe u largua nga vendngjarja.

Autori kishte shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj.

LEXONI EDHE: Ekspertiza zbardh aksidentin e Dhurata Priftit, Memollari: Shtypa gazin nga frika

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here