Ancelotti: Milionat e kinezëve nuk janë shqetësim për futbollin europian

19
Kliko per me shume info

Real Madrid’s Italian coach Carlo Ancelotti gestures during the UEFA Champions League semi-final second leg football match Real Madrid FC vs Juventus at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on May 13, 2015. AFP PHOTO/ GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)
Prej disa sezonesh kanë qenë të shumtë yjet e futbollit europian të cilët janë transferuar në Kinë të joshur nga ofertat stratosferike të klubeve të këtij vendi. Oscar, John Obi Mikel dhe Carlos Teves janë emrat më të fundit që kanë vedosur ta vijojnë karrierën e tyre në Lindjen e largët, madje argjentinasi pas firmës me Shangai Shenhua u bë lojtari më i paguar në planet, duke lënë pas edhe Cristiano Ronalon e Lionel Messin.

Mirëpo paratë që po shpenzohen për të transferuar lojtarët më cilësorë qarkullim në futbollin kinez nuk i bëjnë përshtypje trajnerit të Bayernit të Mynihut Carlo Ancelotti. Sipas italianit, klubet europiane nuk kanë pesë të shqetësohen aspak nga ky fenomen, pasi paratë kurrë nuk do të jenë motivi kryesor në vendimin e një futbollisti për të ndryshuar skuadër apo kampionat.

Kliko per me shume info

“Po është e vërtetë që janë disa futbollistë të rëndësishëm që janë transferuar në Kinë gjatë këtij muaji, megjithatë klubet europiane për momentin duhet të ndihen të sigurta. Kampionatet më të forta dhe më të bukura janë akoma në Europë, pra edhe futbolli më i bukur luhet në Europë. Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë më të mirët dhe të jenë pjesë e ndeshjeve më të bukura në botë”, transmeton Super Sport.

Në fakt tregu kinez i futbolli është bërë shqetësuar për futbollin europian edhe për faktin që në vendin aziatik janë transferuar emra të rëndësishëm të trajningut, si Lippi, Villas Boas apo Scolari. Cmenduritë kinezë kanë shkuar deri aty që t’u kërkojnë edhe gjyqtarëve më të mirë në qarkullim, si anglezit Clatenburg, që të vënë dejtësi në kampionatin e këtij vendi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here