Amerikani humb ç’kishte me vete në Serbi, vjen në Tiranë dhe e gjen Policia Bashkiake

Një shtetas amerikan i cili u gjet nga Policia Bashkiake në kushte të mjerueshme është dërguar në Qendrën Sociale tek “Misto Mame” në Tiranë.
Mësohet se ky shtetas disa ditë më parë kishte qenë në Serbi dhe kishte humbur të gjitha sendet e tij, më pas 35-vjecari është kthyer në Tiranë.

Ai është Trevor Obrieh, 35-vjeç, i cili është gjetur nga Policia Bashkiake rrugëve të Tiranës në mes të acarit të ftohtë.

Në qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës u strehuan dje në mbrëmje 100 persona, më konkretisht: Qendra Sociale Shkozë- 10 persona, Qendra Sociale Njësia. 9- 40 persona, Qendra Sociale Kombinat -26 persona dhe në Qendrën Sociale në Laprakë -24 persona.

Bashkia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë emergjenca, të telefonojnë në numrin 0800 0888 ose në numrin 112 që është numri i të gjithë emergjencave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. ky esht Shqiptar dhe i humbi per Shqiperin cdo gje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia publikon videon, si u arrestua në Vlorë autori i tri vrasjeve tek Uji i Ftohtë

Policia e shtetit ka publikuar videon nga operacioni i zhvilluar naten qe ...