Ambasadori francez në Kosovë: Haradinaj s`do arrestohej nëse…

Mediet kosovare citojnë edhe ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, që thekson se “po bëhet maksimumi që çështja e ndalimit të Haradinajt të zgjidhet sa më shpejt”.

Sipas tij, ndalimi i Haradinajt është një procedurë e rregullt, pasi ai figuron në listën e të kërkuarve të Interpolit, ku Franca është anëtare, megjithatë sipas ambasadorit “kjo histori mund të mos kishte ndodhur, nëse kryetari i AAK-së do të kishte informuar Ambasadën franceze se do të udhëtonte drejt këtij shteti”.

Pas arrestimit të Haradinajt, qeveria kosovare reagoi duke refuzuar kërkesën e presidentit serb Tomislav Nikoliç që të vizitonte Kosovën me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës tha se refuzimi erdhi si pasojë e vonesës në paraqitjen e kërkesës për vizitë, siç parashikohet në marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve.

Në anën tjetër, autoritetet kosovare të Drejtësisë shpallën në kërkim 57 serbë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve ’98-’99.
Kërkesat për arrestim ndërkombëtar të tyre u lëshuan me vendim të gjyqtarëve të procedurës paraprake të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Ambasador shkerdhate, pse nuk e lironi ne kete moment por beni deklarata boshe? Shtet plehre, franceze pederaste. Debojini keta ambasadore nga Kosova , jashte hienat nga atdheu yne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Plan për vrasje politike/ Zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Ministra, deputetë, politikanë e gazetarë, madje edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ...