Alisa, arma sekrete e presidentit rus Vladimir Putin?

47
Kliko per me shume info

Gratë hakere janë të pakta, por që ekzistojnë, kjo është e sigurtë. Më e komplikuar është të kuptosh nëse dikush nga ato bën pjesë tek skuadra e piratëve informatikë të Vladimir Putin, të akuzuar si dora e gjatë e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet amerikane dhe për të çorientuar opinionin publik.

Kështu, teksa tensioni ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike rritet, në rrjetet sociale kanë nisur të dalin “legjendat” e para. Rasti i parë që po diskutohet në këto orë është ai i Alisa Shevchenko.

Kliko per me shume info

E pranishme në Twitter me profilin @badd1e, asaj i atribuohet “Zorsecurity”, një kompani e specializuar në sigurinë informatike e sanksionuar nga presidenti Obama pasi konsiderohet si vegël e GRU-së, shërbimi ushtarak rus.

Alisa konsiderohet nga analistët një “yll” i luftës kibernetike, por ajo vetë, në një intervistë me email për “The Guardian” ka mohuar që të veprojë për llogari të Putin.

Pasi i thotë gazetës se po shkruan nga një fshat pak orë larg Bangkokut, në Tajlandë, Alisa shprehet se çështja e hakerimit rus po gjeneron një “kuotë të lartë histerie nëpër botë”.

Sipas vajzës, e re në moshë por që për të cilën dihen fare pak detaje, amerikanët po gabojnë dhe po e fryjnë rolin e hakerave rusë.

Megjithatë, kur pyetet nga gazeta nëse supozimet e inteligjencës amerikane gabohen kur akuzojnë “Fancy Bear”, një grup hakerësh rusë, Alisa devijon dhe nuk përgjigjet.

Betejën me “The Guardian” ajo e vijon në Twitter. “Gazetës, që më pyet se cilat janë tani prioritetet e mia i them: Të marr pak LSD (një lloj droge) dhe të eci në një park kombëtar pa u shqetësuar për sigurinë”, thotë Alisa./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here