Alfred Peza: Kur isha në media më adhuronin, pasuria ime në politikë u shtua me 0 lekë

Politikë

Vetem disa ore pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI) nisi sot hetimin për pasurinë e ish-gazetarit sot deputet i Partisë Socialiste, Alfred Peza, vetë ai sqaron se po i bëhet një padrejtësi, të cilën e quan betejë, të nisur ndaj tij nga ziliqarët.

Ai shton se kur ishte në media të gjithë e adhuronin, ndërsa tani po e sulmojnë. Ky veprim I ILDKPI vjen nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në bankën Credins nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrolli bëhet bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza.

Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë por do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur me ta.

Deklarata e Alfred Pezes:

Nuk tregoi asnjë provë. Nuk ishte asnjë betejë politike, por as betejë morale. Po të ishte morale, të paktën të shkonit deri tek zyra e drejtorit tuaj, financës tuaj, ore ky Alfred Peza, kur punonte tek Vizion Plus pse e kishte 10 mijë euro, kur punonte tek Ora News fitonte mijëra e mijëra euro. Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore edhe unë i mirëkuptoj gjithë ziliqarët për paratë e mia.

Nuk i justifikoj dot. Nëse do të ishte betejë për të vërtetën, ju mund të vinit të më takonit mua. Askush nuk më ka marrë në telefon nga mediat, askush nuk i ka çuar një mesazh bashkëshortes time dhe të thotë dua një prononcim. Këto dokumente do t’i dorëzoj në ILDKP.

Jam një burrë 50 vjeç. Kam 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka 23 vjet që punon. Do të doja t’ju sillja në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës. Ishte 30 vjeç dhe kishte punuar vetëm 4 vjet. Ka deklaruar pasuri mbi 1 mln euro, 300 mijë dollarë më shumë se sa unë.

Alfred Peza ishte i adhuruar nga të gjithë. Sapo hyra në politikë u bërë delja e zezë. Pasuria e familjes së Alfred Pezës pas 2013-s është shtuar me zero lekë përveç të ardhurave nga interesat bankare dhe të ardhurat e mia si deputet dhe bashkëshortes si punonjëse të Ministrisë së Jashtme. Unë kam qenë kandidati i parë si deputet i Rilindjes, i ardhur si model i shoqërisë civile. Këtë ka filluar media të quaj skandal?

Është beteja kundër modelit tim në politikë. Unë kam qenë i pari kandidat për deputet i Rilindjes, model i ardhur nga shoqëria civile, nga media. Ka deklaruar që sekondën e parë pasurinë e tij. Nëse do të kisha qenë një deputet i ardhur si trafikant droge, prostitutash, etj. nuk do të isha sot nën hetim.

A keni dëgjuar ndonjëherë që një deputeti të akuzuar për trafik droge, prostitucion, t’i kontrollohet pasuria siç po i kontrollohet sot deputetit Alfred Pezës? As nuk ka për të ndodhur. Për sa kohë nuk ka filluar të zbatohet reforma në drejtësi. PD u habit nga pasuria ime. Vërtetë u habitën ata? Ata i tmerron liria ime për të deklaruar gjithë pasurinë time në çdo kohë. Ata hynë me pantallona të grisura në politikë u bënë miliarderë.

Pasuria e Alfred Pezës është e kontrolluar 15 vjet me radhë. Ka ndodhur sepse i keni parë filmat me mafie? Që të mbulohet një krim në një anë të qytetit, duhet të bësh krim më të madh në anën tjetër të qytetit. Ka ndodhur ajo që është skandali më i madh financiar në historinë bankare të këtij vendi.

Jo banka ku unë kam aksione. Një bankë tjetër ka dhënë brenda ditës 7 milionë euro. Nuk ka bankë në botë që të japë brenda ditës 7 mln euro. E dini pse po hetohet dhe nuk vjen në Shqipëri Rezart Taçi? Për të njëjtin krim. Ka nxjerrë brenda ditës 5 mln euro. Shoku i ngushtë i Shkëlzen Sali Berishës nxori 7 mln euro.

Kjo është arsye pse PD sulmon Alfred Pezës sepse do të fshehë krimet e djalit të Sali Berishës. Kisha mundësi të kurseja më shumë se 1 mln dollar. Më vjen keq pse nuk e kam bërë.

ME TE LEXUARAT