Alarm për gripin e shpendëve, mijëra raste në Bullgari e Greqi

Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pasi në dy prefektura fqinje të Bullgarisë, në Plovdiv dhe Stara Zagora, organet vendase kanë dhënë urdhër për therrje masive të mijëra shpendëve të cilët janë konstatuar se kanë virusin e gripit H5N8.

Gjithsej në zonat kufitare me Greqinë në Bullgari, janë regjistruar 15 vatra të infektimit me virusin në fjalë dhe janë therrur mbi 9000 shpende në Plovdiv, ndërsa priten të therren edhe 15000 të tjerë në Stara Zagora.

Ndërkohë në Greqi megjithëse është shfaqur vetëm një rast i një mjelme të egër që është gjetur e ngordhur në delten e Evros në kufijtë me Bullgarinë dhe Turqinë, organet shëndetësore kanë marrë masa urgjente në prefekturën e Maqedonisë Lindore dhe në Trake, sidomos në fermat e shpendëve të cilat ndodhen jo shumë larg lumenjve dhe habitateve ujore,për të parandaluar përhapjen e virusit që bëhet shkak për mortalitet të larte në shpendët shtëpiake dhe ato të egra.

Virusi i gripit të shpendëve H5N8, ka mbërritur në Europë në vjeshtën e vitit 2016 kryesisht nga shpendët migrues dhe janë regjistruar shumë raste në Gjermani ,Francë,Danimarkë,Austri, Poloni,Zvicër dhe Hungari.

Por në 20 ditët e fundit përvec Bullgarisë janë shfaqur raste masive edhe në Rumani, Serbi dhe Kroaci.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulmi, arrestohet gruaja e vrasësit të 49 personave

Bashkëshortja e personit të armatosur, i cili i ka vrarë 49 vetë ...