Alarm për bombë në Belgjikë, pako të dyshimtë në aeroportin Anvers

Mediat belge kane njoftuar se policia ka konstatuar një pako të dyshimtë në pjesën e ngarkesave të aeroportit Anvers-Deurne, dhe se është kryer evakuim i pjesshëm me dyshimin për lëndë shpërthyese.

Evakuohet pjesërisht aeroporti Anvers-Deurne në Belgjikë për shkak të një pakoje të dyshimtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtypi belg ka njoftuar se policia ka konstatuar një pako të dyshimtë në pjesën e ngarkesave të aeroportit Anvers-Deurne, dhe se është kryer evakuim i pjesshëm me dyshimin për lëndë shpërthyese.

Në kuadër të masave të sigurisë në rajon janë dërguar njësitë e asgjësimit të lëndëve shpërthyese. Ndër të tjera është njoftuar se një person i dyshuar është ndaluar nga policia.

Aeroporti Zaventem dhe stacioni i metrosë Maelbeek në Bruksel kanë qenë nën objektivin e sulmeve terroriste më 22 mars, ku si pasojë humbën jetën 32 persona dhe u plagosën 270 të tjerë dhe se sulmet në fjalë ishin marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH.

Ushtarët belgë gjatë gjithë ditës ende ruajnë në mënyrë të armatosur aeroportet, stacionet e metrove, institucionet e BE-së si dhe shumë pika dhe bulevarde kryesore.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë, shkrumbohet nga flakët stadiumi i klubit të njohur të futbollit

Një ditë më parë, stadium i klubit të njohur kinez Shanghai Shenhua ...