Akuzohet për dhunë në familje, në pranga polici nga Gjirokastra(Emri)

Aktualitet

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një efektiv policie pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme arrestoi nje punonjes policie, mbi bazen e urdhrit te Prokurorit, për veprën penale të “Perndjekjes”.

Policia thotë se “efektivi i policisë eshte Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës”.

Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, ne shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

ME TE LEXUARAT