Akuzohen për vjedhje të kishës së qytetit, në pranga dy minorenët në Tepelenë

Kliko per me shume info

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur disa sende në një kishë të qytetit. Bëhet me dije se të arrestuarit janë shtetasit K.P, 16 vjeç dhe Xh.B, 16 vjeç të dy banues në Tepelenë. Dy personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në datë 7 janar 2017, rreth orë 19:00 disa objekte në kishën Ungjillore Tepelenë. Policia sekuestroi 2 laptopë dhe një Ipad në cilësinë e provave materiale.

Njoftimi i policisë:
Dy të rinjë vjedhin disa sende në kishë, arrestohen në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët e seksionit Kuadër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
K.P, 16 vjeç , banues në Tepelenë.
Xh.B, 16 vjeç , banues në Tepelenë.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në bashkëpunim me njeri tjetrin në datë 07.01.2017, rreth orës 19:00 kanë vjedhur disa sende në kishën Ungjillore Tepelenë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura 2(dy) kompjutera (Laptop) dhe 1(një) IPAD.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here