Akuzohej për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet pas 6 muajsh 23-vjeçari

Aktualitet

Policia e Tiranës, nr 3 ka bërë të mundur kapjen e një të riu të shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, pasi në qershor të vitit të kaluar kishte tentuar të vriste me armë një person në Shkozë.

I arrestuari, shtetasi Armand Meta, 23 vjeç dhe u shpall në kërkim në qershor 2016, pasi Prokuroria pranë Gjykatës shkallës parë Tiranë, ka dërguar vendimin penal të datës 16.06.2016">2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, pasi më datë 01.06.2016">2016, në Shkozë Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. Gj.

ME TE LEXUARAT