E akuzojnë se përdhunoi motrën në Rrogozhinë, ekspertiza zbulon faktin e frikshëm

113
Kliko per me shume info

Policia e Shtetit deklaroi diten e sotme se person i arrestuar në Rrogozhinë për dhunë në familje, nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me motren e tij, akuze që u bë ndaj të dyshuarit nga ana e familjarëve.

Policia e Tiranës në një komunikatë ka sqaruar se:
Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.

Kliko per me shume info

Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Me heret, policia kishte lajmeruar se:
Më datë 09.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pushkë, model 56.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Duket se akuzat e familjareve ndaj shtetasit te arrestuar kane qene me te vertete te frikshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here