Akulli, tetë makina përplasen në Tiranë-Durrës

Kliko per me shume info

Si pasojë e ngricave të krijuara në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur me njëra-tjetrën 8 makina.

Aksidneti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ndërsa shkak është bërë ngrirja e ujit në një pjesë të rrugës.

Kliko per me shume info

News 24 njoftoi se në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.

Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qënë edhe një nga segmented më të mbingarkuar me lëvizje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here