Aktori i famshëm që u largua: Nuk kthehem! S’më mungon fare Shqipëria!

Ish-aktori i Portokallisë, Gent Bejko ka treguar se përse u largua nga Shqipëria. Përmes një lidhjeje me “Skype”, Bejko ishte i pranishëm në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehu”, për të folur për projektet e tij në Kanada dhe SHBA dhe sesi është jeta larg Shqipërisë.
I pyetur nëse ka ndërmend të kthehet më, ai thotë: “Unë u largova nga Shqipëria rreth një vit e gjysmë më parë.

Kurrë nuk duhet të thuash kurrë, por për momentin nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për t’u kthyer.

Nuk më krijon ndonjë mungesë të madhe, jam përshtatur shumë këtej dhe kam përshtypjen se vendi yt është ai ku ti përshtatesh më mirë. Më mungojnë vetëm të afërmit dhe miqtë e mi më të mirë, shumica prej të cilëve nuk kanë lidhje me artin, por s’më mungon asgjë tjetër”, thote ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Këngëtari shqiptar sfidon pasaniket, publikon shtëpinë e tij 300 mijë euro

Pa e ditur arsyen, kohët e fundit është vënë re një “inat” ...