Aksidentoi për vdekje 28-vjeçaren, gjykata jep vendimin për Ervin Bixhin

15
Kliko per me shume info

Aksidenti tragjik në Laprakë dy ditë më parë ku humbi jetën një 28-vjeçare, ka vënë para gjykatës 26-vjeçarin, Ervin Bixhi. Mësohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Aksidenti ndodhi në 5 janar, në zonën e Laprakës dhe sipas policisë 26 vjeçari nga Tirana po drejtonte mjetin “Jeep” nën ndikimin e alkoolit kur në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me një tjetër automjet tip “Jeep”. Drejtuesi i këtij mjeti shtetasi Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë është me detyrë oficer policie dhe policia e Tiranës thotë se ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
“Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi”


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here