Aksidentoi për vdekje djalin e ish-zv.ministrit të Brendshëm, përfiton nga amnistia 26-vjeçarja

39
Kliko per me shume info

Përfitoi nga amnistia Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg, pasi shkaktoi aksidentin që i mori jetën  djalit 11-vjeçar të ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014. Ajo është një nga 9 gratë që kanë përfituar nga aministia dhe janë liruar sot.
Më 30 qershor 2015 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti me pasojë vdekjen e 11-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014 në aksin e Unazës së Re, pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet. Uarda u arrestua më 30 dhjetor
Nga hetimet rezultoi se, shoferja 26-vjeçare Uarda Çota drejtonte një mjet “Mercedez Benz”, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi 100 km në orë, nga 40 km që ishte tabela kufizuese.
Pas aksidentit u proceduan penalisht dhe drejtuesit e firmave, që kryenin punime në këtë aks rrugor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here