Aksidentohet makina në rrugën Fushë Krujë-Rinas, plagosen 2 persona

Aktualitet

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, në aksin rrugor Fushë Krujë- Rinas, tek “Ura e Gjoles. Mësohet se shtetasi A.B. 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Peugeot me targa DR 2345 F, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke lënë të aksidentuar pasagjerët në mjet. Shtetasit K.V. 22 vjeç dhe D.B. 21 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT