Makina aksidenton kalimtarët në Shkodër, dy persona mbeten të plagosur

Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen e dy personave ka ndodhur me 2 janar ne oret e pasdites ne Shkoder.

Policia ben me dije se më datë 02.01.2017, rreth orës 17.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas burimeve zyrtare, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy shtetas (këmbësorë), K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin F.V. 75 vjeç.

Policia njoftoi me tej se të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, ku shtetasi K.Gj. ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetsore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkaku tronditës i zjarrit në pallat që i mori jetën 29-vjecares në ashensor

Asfiksia i ka marrë jetën një 29-vjeçarje, si pasoje e zjarrit të ...