U bë “sanduiç” nga dy makina, por mbijetoi në mënyrë të pabesueshme

27
Kliko per me shume info

Një grua arriti t’i shpëtonte për mrekulli një përplasje mes dy makinash. Kanta Anand, 40 vjeç, sapo doli nga shtëpia e saj në Delhi të Indisë, kur një 17-vjeçar erdhi furishëm me makinë drejt saj.

Ajo u bë petë mes dy makinave që u përplasën dhe fluturoi në ajër. Por në mënyrë të pabesueshme ajo pësoi frakturë vetëm në njërën kofshë dhe pas trajtimit mjekësor, gjëndja e saj është e qëndrueshme.

Shoferi i mitur, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, thuhet se ishte nën influencën e pijeve alkoolike.

Kliko per me shume info

Prindërit e 17-vjeçarit po merrnin pjesë në një ceremoni fetare dhe nuk e kishin idenë që djali i tyre, një student shkolle, të kishte marrë makinën pa leje në gjendje të dehur.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here