Laprake, i riu aksidenton makinen e policit, vret 28-vjecaren, arrestohet autori

Policia flet per aksidentin e rende ne Laprake:

Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Ngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë sot në mëngjes një vajzë, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur.
3 të plagosurit nga aksidenti janë në gjendje të rëndë, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë ata janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e punonjësve të zjarrfikëses.

Gjatë aksidentit të ndodhur pak minuta pas mesnatës fillimisht u raportua për 4 persona të plagosur, ndërsa në të ishin përfshirë 2 automjete.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ja kush është trafikantja shqiptare e drogës që u arrestua në Ekuador

Një organizate kriminale ndërkombëtare e trafikut të kokainës u shkatërrua nga forcat ...