Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali, fjalët prekëse para aksidentit

Një shtetas shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali si pasojë e një aksidenti.

Sipas mediave viktima është Moris Gjezi, 34 vjeç, i cili punonte si shofer kamioni me transportin e mbetjeve në San Marino.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 10:00, teksa shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit që drejtonte në një kthesë.

Si pasojë e aksidentit, kamioni është rrëzuar, ndërsa shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje duke mos pasur mundësi të transportohet në spital.

Ngjarja ka sjelle bllokimin e trafikut në të dy krahët e rrugës. Edhe vitin e kaluar në atë vend ka ndodhur një aksident i ngjashëm ku ka humbur jetën një i ri 16-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

“Ndonjëherë më lë pa fjalë…Ndonjëherë duhet të vetëm të ndalosh dhe të shohësh”, shkruante shqiptari pak ditë më parë në rrjetet sociale në një postim ku tregonte bukurinë e San Marinos.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërcënoi drejtoreshën e konvikteve, nis hetimi për 18-vjeçarin në Tiranë

Një 18-vjeçar nga Tirana ka kërcënuar drejtoreshën e konvikteve të shkollave të ...