Aksidenti në Shkodër, “BMW”-ja u rrotullua disa herë, ja si është shkatërruar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së martes në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Berdicë.

Për pasojë një i ri ka mbetur i vdekur, kurse dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike për jetë.

Një automjet tip “BMW”, me targë AA 681 PG, ku ndodheshin brenda tre persona ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën 19-vjeçari Viktor Hili nga Shkodra që ishte pasagjer në automjet. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale Gj.H 23 vjec dhe shtetesja me iniciale K.H 23 vjeçe që të dy nga Shkodra.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore do shoqërohet në ambientet e komisariat të policisë Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekje në Shkodër, rreth orës 17:00 të së hënës, Dy persona kanë humbur jetën pasditen e së hënës si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e njohur si Shtoj i Zi, kur mjeti tip Mercedes Benz, me targa AA 372 KJ, me drejtues 61-vjeçarin Nimet Bilani ka aksidentuar Fran Lucën (85 vjeç) dhe Kolë Gjonin (77 vjeç), të cilët ishin duke ecur në këmbë në këtë aks rrugor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kontrolli në banesë, arrestohet 34-vjecari, ja ku e kishte fshehur drogën

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e ...