Aksident tragjik në Sarandë, ndërron jetë drejtuesi i motorit

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur pranë hyrjes për në fshatin Vrion, ndërsa janë përplasur një motor me një makinë. Sipas policisë nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motorit D.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e fugonit tip sprinter J.D, 30 vjeç, banues në Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Admir Çerpja mori pjesë në të dyja grabitjet në Rinas, shumat marramendëse që përfitoi

Admir Çerpja ka dhënë detaje të reja për grabitjen me armë të ...