Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 22-vjeçari(Emri)

Aktualitet

Një 22- vjeçar ka humbur jetën natën e shkuar pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Mertisht të Divjakës, ku një automjet tip “Benz” që drejtohej nga 22-vjeçari Jovan Rrushi, është përplasur pas një muri.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

ME TE LEXUARAT