Aksident i rëndë në Tiranë, vdes këmbësori

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku për pasojë ka mbetur i vdekur një këmbësor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa sipas informacioneve të para është rreth 50 vjeç.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT