Aksident në aksin Librazhd-Ebasan, dy të lënduar, pranga drejtuesit të dehur(Emri)

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçar, pasi në gjendje të dehur drejtonte makinën duke shkaktuar kështu një aksident. Në pranga ka rënë shtetasi Fatmir Terziu, 45-vjec banues në Librazhd. Shtetasi, në gjendje të dehur drejtonte një “Nissan” me targa LB 2354 A, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” është përplasur me një “Benz” me targa AA 375 LF, të drejtuar nga një 25-vjeçar nga Lushnja, me inicialet E.Q.

Për pasojë ai ka aksidentuar dy gra pasagjere në Benz-in që vinte përballë, njera H.T, 81 vjeçe dhe tjetra Z.T., 42 vjeçe, të dyja banuese në Librazhd dhe që përfunduan në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

Mësohet se të dyja janë jashtë rrezikut për jetën. Dosja e Terziut i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë për mësuesen “pro” ISIS

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë paraditen e kësaj të ...