Aksident i rëndë në Kroaci, BMW-ja e shqiptarit shpërthen në flakë

64
Kliko per me shume info

Një shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë në Kroaci. Mësohet se makina tip BMW e tij ka shpërthyer në flakë. Sipas policisë, shoferi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur njërën këmbë, kurse personi tjetër që ndodhej në makinë ka marrë plagë të rënda.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur në autostradën A1 mes Karlovacit dhe Novigradit. Sipas raportimeve të mediave vendase, automjeti me targë AA 357 GI është përfshirë nga flakët.

Shkaku mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe, duke bërë që makina të përplaset me trafikndarësen dhe ka kaluar në korsinë e kundër në autostradë.
Policisë dhe forcave zjarrfikëse iu desh shumë punë për t’i nxjerrë nga makina, të cilën e prenë për të ndihmuar viktimat.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here