Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Laç, dy persona në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lezhë- Laç, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën.Ngjarja mësohet se ka ndodhur orët e para të ditës. Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut. Makinat kanë rrëshqitur nga lagështira, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë, ndërsa të lënduarit janë transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkodër, arrestohet pedagogia, u mori studentëve 100 euro për notë

Një pedagoge e Universitetit te Shkodrës ra në prangat e policisë pas ...