Aguero: Nuk e kam ditur kush eshte Lionel Messi

Kliko per me shume info

Sergio Aguero ka rrëfyer se kur ishte vetëm 17 vjeç, nuk e kishte njohur Messi-n kur e kishte takuar për herë të parë gjatë një grumbullimi me përfaqësuesen e të rinjve të Argjentinës.

Sot mik me Pleshtin, Kun Aguero është rikthyer të flasë për atë ditë. “Ishim duke drekuar me ekipin e U20. Lionel ishte ulur afër meje. E gjithë tavolina fliste për një palë atlete që ai kishte sjelle nga SHBA dhe nuk e kuptoja as se si kishte mundur t’i blinte. Nuk e dija se kush ishte!”, tregoi për faqen zyrtare të FIFA-s, sulmuesi i Manchester City-t.“E pyeta për emrin dhe ai më tha “Lionel. Lionel Messi”, por nuk kisha as idenë më të vogël se kush ishte. Më pas mbi të gjitha doja të dija se ku i kishte marrë ato atlete! Atë moment një nga shokët e mi të skuadrës më tha: “Ah, po ti nuk e njeh atë? Është Messi, ai që luan për Barça-n! Atëherë kuptova gjithçka. Por kujdes, ai e dinte se kush isha unë!”, komentoi Aguero për Messi-n që asokohe ishte 18 vjeç dhe po zhvillohej te skuadra e Barcelona-s.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here