Agim Hushi: Pse po më shpërfillin në Shqipëri dhe pazaret e ministres

Politikë

Të dashur miq!

U bënë disa muaj që jetojmë në Shqipëri familiarisht, në këtë vend të bekuar, pas një udhëtimi 25-vjeçar, vite të bukura dhe të suksesshme, plot përpjekje dhe luftë jo të lehtë, të pabarabartë me botën, si shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ia dola kudo ku shkela, kudo ku jetova, kudo ku këndova. Rrita veten dhe djalin tim, nderova familjen time, por mbi të gjitha jam krenar t’ju them se e ngrita me aq sa munda edhe emrin e Shqipërisë.

Është e tepërt t’ju them gjithashtu se gjithçka e arrita i vetëm, pa përkrahjen e askujt; bile as të atdheut tim, që shpesh në vend të mirënjohjes më tregoi se sa shpejt harron, se komplekset e smirës i ka deri në majat e pushtetarëve të tij…

Por u jam pafundësisht mirënjohës dashurisë dhe suportit të mrekullueshëm këtu në Shqipëri, që më japin jetë dhe ëndrra të reja çdo ditë, publikut artdashës, njerëzve të thjeshtë, personaliteteve të vërteta nga kultura, shkenca dhe politika, që më mbushin me dashuri dhe krenari të ligjshme.

E dini të gjithë se kam kryer dy universitete të plota, me kohë të plotë si student në Gjuhë Letërsi, Universitetin e Arteve dhe me mesataren mbi 9 (nëntë).

Kam kryer gjithashtu studimet e plota pasuniversitare, 3 vjet, në Akademinë Franz List të Budapestit, ku që pas mbarimit të vitit të parë me 1993, u zyrtarizova si solist i operas hungareze.

Zotëroj 4 gjuhë të huaja dhe kam marrë tituj dhe vlersime nga 4 anët e botës, nga personalitete botërore, filluar që nga Richard Bonynge, Franco Corelli e të tjerë.

I punësuar dhe vlersuar maksimalisht nga qarqet akademike muzikore të Vienës, Romës, Parisit, Londrës, Madridit, Kopenhages e deri në Nikozia; në skajet e më të largëta të botës, Neë Zeland, Australi, Kinë dhe Meksikë; konsideruar si nga mjeshtrat më të mëdhenj të belkantos në botë.

U ktheva me një balanc të tillë, me një dëshirë dhe idealizëm qytetar në Tiranë, ku pothuajse të gjithë më thanë: ç’bën këtu, nuk bëhet ky vend, do zhgënjehesh.

Por s’doja ta besoja dhe nuk dua t’a besoj…

Dhe jam në prag të dy vendimeve.

Të rrije e të luftoj këtu me ju apo t’a lë maskarallëkun që kanë mbi krye shqiptarët e të shoh punët dhe familjen time.

Zemra më thotë të jem këtu me ju miqt e mijë e të luftojmë sëbashku për një Shqipëri ndryshe, ashtu siç e duam.

Sytë e mijë kanë qenë tek kultura…

Ju të gjithë e dini se çfarë ndodhi para syve tuaj kur një ish e larguar me ceremoni dhe e njohur për bëmat e saj abuzive, e shkarkuar zyrtarisht për abuzime me fondet, riciklohet zyrtarisht në TOB, ku programi im i jashtëzakonshëm për Operan as u lexua fare nga komisioni i Kumbaros..

Do tronditeni kur të lexoni bëmat disa mujorëshe, milionat që kalojnë në xhepat e të mësuarve me abuzimet, që do t’i publikoj së shpejti.

Njerëz të ndershëm më shkruajnë çdo ditë, duke më treguar me fakte, për tendera të Ministrisë së Kulturës; qindramilionshe, të cilat do t’i shihni të dokumentuara shumë shpejt dhe t’i gjykojmë sëbashku nëse janë apo jo abuzime me taksat tuaja dhe shkatërrimin e kulturës…

Ndërkohë që artistet e operas nuk marrin pagat e tyre, që u takojnë në fund të vitit.

Bëhen shoë me diasporë teksa shqiptarët zënë vendin e parë si azilkërkues nëpër botë.

Miq të dashur,

Diskutimi juaj këtu do me japi një shtytje për të marrë vendimin e duhur; këtu me ju apo në Vienë me studentët e mijë dhe familjen time, në komfortitetin tim personal.

Mirënjohje dhe përqafime të gjithëve.

ME TE LEXUARAT