Acari “pushton” Evropën, shënohen 20 viktima

Moti i keq me temperatura disa gradë nën zero ka lënë më shumë se 20 të vdekur në të gjithë Evropën.

Në Itali, Stamboll, Greqi e në disa vende të tjera janë anulluar disa fluturime.

 

Bosfori ishte mbyllur për lundrim të anijeve pasi një stuhi dëbore e rëndë goditi Stambollin.

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga të ftohtit në Poloni. Ndërkohë, temperaturat gjatë natës në Rusi ranë deri në -30 gradë celsius.

Në veriun e Greqisë termometri ka shënuar -15 gradë celsius dhe një emigrant raportohet të këtë vdekur gjatë javës së kaluar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërthen depoja me raketa, skena si Gërdeci në Ukrainë

Sipas raportimeve te fundit, një depo me rreth 138 mijë ton municione ...