AAK reagon për arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

AAK përmes një kumtese ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj Ramush Haradinaj. “Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë.

Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e AAK-së .

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rusia i fal Serbisë armë super të fuqishme

Gazeta kroate “Jutarnji list” në numrin e sotëm merret me furnizimin e ...