AAK: Po diskutohet lirimi me kusht i Ramush Haradinajt

Anëtari i AAK-së, Ahmet Isufi deklaron se po diskutohet lirimi me kusht i kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj, i burgosur në Francë mbi bazën e nje urdhër-arresti serb.

Isufi tha për televizionin KTV se ndalimi i Haradinajt është i pakuptimtë dhe “i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës sepse ka ndodhur në një kohë kur ai është i pajisur me pasaportë diplomatike”.

Dhoma e Hetuesve e Gjykatës së Apelit në Kolmar ka vendosur të presë mbi vlefshmërinë e kërkesës ligjore të Serbisë.

Të enjten ajo sqaroi se Haradinaj do të mbahet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim dhe të sjellë faktet që pretendon se i disponon e për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar nga Haga.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Policia bashkon pozitën me opozitën, Hyseni: Ja prapaskena e zbrapsjes së trenit

Për situatën e sigurisë në vend pas ngjarjes me trenin serb i ...