AAK e habitur: Prisnim lirimin e plotë të Ramush Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

“Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kjo parti politike apelon tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai, sipas AAK-së, i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

“Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të Haradinajt në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për Haradinajn të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vet Haradinaj”, thuhet në këtë reagim.

Krejt në fund, AAK shprehet e bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletë-arrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Plan për vrasje politike/ Zbulohet lista e zezë me ministra, deputetë e gazetarë në Kosovë e Maqedoni

Ministra, deputetë, politikanë e gazetarë, madje edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ...