Grabitën 2 kg ar, në pranga 3 ‘’skifterët’’ shqiptarë(Emrat)

Policia italiane ka arrestuar një ditë më parë 3 shqiptar pasi akuzohen për vjedhjen e rreth 1 kg e 800 gram ar. Arrestimi mësohet se është bërë në rajonin e Reggio Emilia. Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë shqiptarët Darjel Prushi dhe Armando Dobrozi 21 vjeç, si dhe Xhoni Leka 20 vjeç. Tre të rinjtë shqiptarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në Novellara, policia italiane sekuestroi varëse, ora dhe byzylykë të çmuar. Gjithashtu shqiptaret kanë grabitur edhe para cash që kapin vlerën prej 4 mijë eurosh në Reggio Emilia dhe Modena.
Disa nga sendet e sekuestruara u gjetën në një makinë të parkuar në rrugën “Lodi”, e cila dyshohet se përdorej nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer një masë arresti shtëpiak që rëndonte më parë ndaj tij.

Policia ndërmori operacionin, pasi fqinjët e shqiptarëve kishin vërejtur lëvizje të dyshimta ne banesën e tyre, ndërsa ankoheshin dhe për grabitje të shumta që kryheshin në zonë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitje me armë në Krujë, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Krujës njoftoi diten e sotme se ka bërë të mundur ...