"21 Janari", dy padi në Strasburg kundër Shqipërisë

Politikë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka nisur shqyrtimin e dy padive që lidhen me ngjarjet e 21 Janarit.

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë njoftoi se vitin e kaluar, Gjykata e Strasburgut nisi zyrtarisht gjykimin për një padi të ngritur që në vitin 2012 nga familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veç kësaj, pak javë më parë kjo gjykatë ka regjistruar edhe një padi tjetër të këtyre familjeve, e cila godet mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal të zhvilluar në Shqipëri.

Ndërkohë, Fondacioni e ka cilësuar si një vendim të mirëpritur disbursimin pak ditë më parë të 160 milionë lekëvë nga Qeveria për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave të 21 Janarit, sipas vendimeve të Gjykatës Administrative.

ME TE LEXUARAT