Zgjoheni shpesh gjatë natës, ja nga se vuani

flini-sleep bad-sleepShumë njerëz gjatë mëngjesit ankohen se gjumi natës ka qenë gjatë ndërprerje. Një studim masiv ka treguar se ky shqetësim nuk duhet të anashkalohet, sepse sipas tyre njerëzit të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.
Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpesh herë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër.
Skuadra nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për tu prekur nga dridhja atriale. Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës. Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit.Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin, insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...