E zgjodhën Donald Trump-in president por ky është fakti që po i mundon amerikanët

trump2016Menjëherë pas zgjedhjes së tij si president, analistët filluan hetimet rreth 20 projekteve, që Donald Trump thotë se ka jashtë Shteteve të Bashkuara. Shumë kanë ngritur shqetësime rreth konfliktit të interesit, që këto biznese mund të përfaqësojnë për udhëheqësin e botës së lirë. Donald Trump njoftoi këto ditë, se do ta shkëpusë veten nga biznesi i tij. Ekipi i tij, i dërgoi Zërit të Amerikës një deklaratë rreth këtij synimi.

Shumica e amerikanëve bien dakort se nuk ka patur asnjëherë një president si Donald Trumpi.

Por një ide krijohet nga analizimi i këtyre dokumenteve financiare. Gjithsej 104 faqe.

Kandidatët presidencialë duhet t’i paraqesin këto dokumenta gjatë fushatës. Por një boshllëk ligjor, pak i njohur, nuk i kërkon presidentit të zgjedhur të paraqesë një formë të përditësuar deri në vitin 2018. Dhe pa dokumentat e taksave që Donald Trump nuk i ka bërë publike, informacioni është i përgjithshëm.

”Ne nuk dimë asgjë me saktësi”, thotë Ken Gross, ish-këshilltar i Komisionit Federal të zgjedhjeve.

Interesat e zotit Trump shtrihen nga Republika Domenikane, në Indi, Indonezi e më tej.

Kjo nuk përbën problem për një manjat të suksesshëm të pasurive të patundshme, por e komplikon situatën për një president të zgjedhur, thotë Gross, këshilltar për etikat politike.

“Për ndërtimin e këtyre pronave, atij mund t’i duhen leje ndërtimi. Dhe pikërisht këtu fillon ngatërrimi i biznesit me qeverinë.”

Zoti Trump ka premtuar të qëndrojë larg konfliktit të interesave, por, se si do e bëjë këtë, por nuk është ende e qartë,.

“Kemi filluar procesin e verifikimit dhe kontrollit të disa ndërtesave me synimin për transferimin e menjëhershëm të drejtimit të tyre nga kompania e zotit Trump tek fëmijët e tij, Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump, së bashku me një ekip të aftë ekzekutivësh. Kjo është një përparësi për organizatën tonë dhe struktura që do të zgjidhet do të përmbushë të gjitha rregullat”, thuhet në një deklaratë që organizata Trump i dërgoi Zërit të Amerikës.

Donald Trump, përmes një postimi në Tëitter, njoftoi se ai dhe fëmijët e tij do të paraqesin më 15 dhjetor planet se si presidenti i ardhshëm do të shkëputet plotësisht nga bizneset e tij.

James Thurber në Universitetin Amerikan thotë se kjo nuk mjafton.

“Për të qënë plotësisht në rregull me etikën, duhet të kishte vendosur një ekip drejtues dhe një bord të ri pa pjesëmarrjen e anëtarëve të famijes për të drejtuar bizneset dhe organizatat e tij në botë.”

Të dhënat financiare të zotit Trump tregojnë për të ardhura prej 2.8 milionë dollarësh në dy vitet e fundit nga hoteli në Baku të Azerbajxhanit, një ndërtesë me 33 kate që nuk është hapur ende.

Vajza e Donald Trumpit, Ivanka vendosi foto të ndërtesës në median sociale. Por hoteli është në pronësi të dhëndrit të ministrit të transportit të Azerbajxhanit, një vend që organizata Freedom House e kritikon për shkelje të të drejtave politike, duke cituar rryshfetet dhe korrupsionin.

“Drejtuesit e Azerbajxhanit me çdo njësi matëse janë të korruptuar. Në se bën biznes me vendet e korruptuara, ndonjëherë përfshihesh edhe ti në të.”

Kompania e zotit Trump thotë gjithashtu se ka në plan të ndërtojë deri në 30 hotele në Kinë, në një kohë që ndërtesa më e madhe e kompanisë në Manhattan, është pjesërisht e financuar nga banka shtetërore e Kinës.

Robert Daly drejton Institutin Kissinger në Kinë.

“Ky është vendi që ka mundësinë të dalë mbi Shtetet e Bashkuara si vendi më dominues në botë.”

Disa analistë shtrojnë pyetje nëse është “Trump biznesmeni” apo “Trumpi presidenti” që do të negociojë me Kinën. Scott Amey është me Projektin për Mbikëqyrjen e Qeverisë..

“Duhet të sigurohemi që çdo marrëveshje që bëjmë, tregëtare, të politikës së jashtme, misionet dhe çdo gjë që vendosim të bëjmë në arenën ndërkombëtare, të jetë e mbikëqyrur mirë.”

Kushtetuta amerikane nuk lejon asnjë zyrtar të marrë pagesa nga një qeveri e huaj.

Senatori i Merilendit, Ben Cardin thotë se zoti Trump do ta shkelë këtë ligj, në se nuk e shkëput veten plotësisht nga kompanitë e tij.

“Asnjëherë nuk do të jesh në gjendje ta bindësh publikun se nuk po favorizon bizneset e tua”.

Është hera e parë që një biznesmen me një preandori kaq të madhe të pasurive të patundshme do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa do të ketë ndoshta sfida, disa thonë se ekperienca e presidentit të zgjedhur Trump në biznes do të jetë mirë për vendin.zeri i amerikes

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Senatorët republikanë e sfidojnë Trump, verifikojnë ndërhyrjet e Rusisë

Disa prej senatorëve kryesor republikanë do të hetojnë dyshimet që thonë se ...