Zbulohet shkaku, ja pse vrau veten burri që u gjet me fyt të prerë në Tiranë

Aktualitet

Mengjesin e sotem ne Tirane u konstatua nje ngjarje e rende pasi nje burre u gjet me fyt te prere ne rruge.

kufomaa Policia ka thene se i moshuari 71-vjeçar u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, poshtë urës së Lanës.

Fyti i viktimes mesohet se ishte i prerë çka i ka sjellë edhe vdekjen ndërsa në dorë ai mbante një thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve te policise, dyshohet se Hekuran Zeqo ka ndërruar jetë rreth mesnatës dhe dyshimet janë që të jetë vetëvrarë. Vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë, sipas dëshmive të familjarëve të tij, Zeqo kishte pasur një konflikt me disa banorë të pallatit ku jetonte bashkë me gruan e tij në zonën e “Xhamllikut”.

Banorët i kanë kërkuar të hiqte depozitën e ujit që ai kishte vendosur në tarracën e pallatit. I moshuari nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët me banorët e pallatit.

Per kete aresye, banoret kishin njoftuar Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor, të cilët i kanë lënë afat 1 muaj për të hequr depozitën.

Sipas familjarëve të Hekuran Zeqos, ai e kishte përjetuar shumë këtë ngjarje, duke thënë se akti ekstrem i vetëvrasjes mund të jetë kryer në kushtet e depresionit të shkaktuar nga ky konflikt.

ME TE LEXUARAT