Zbardhen gabimet në përkthim të Kushtetutës së re

gabimet-perkthimZbardhen gabimet ne përkthimin anglisht te Kushtetutës, qe i është dërguar Komisionit te Venecias. Janë 3 nene te aneksit kushtetues, te cilat janë përkthyer gabim e per te cilat PD i është drejtuar me nje letër Komisionit te Venecias.
Behet fjale per Nenin B, ne aneksin e Kushtetutës, i cili parashikon detyrat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Në variantin anglisht është shtuar pjesa “ në përputhje me rregullat që përcaktohen në ligj”, një përcaktim qe nuk ekziston ne variantin shqip.

Gabimi tjetër është ne Nenin C; ku versioni anglisht thotë se “Komisioni dhe kolegji i apelimit, mund te publikoje informacionin dhe te mbaje parasysh komentet qe vijnë nga publiku”, ndërkohë qe Kushtetuta ne gjuhen shqipe sanksionon se: “Komisioni dhe kolegji i apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku.”

Per te gjitha gabimet qe ekzistojnë ne Kushtetutën ne variantin anglisht, Partia Demokratike ka vene ne dijeni Komisionin e Venecias, ndërkohë qe nga ana e saj edhe Gjykata Kushtetuese pas ankesave te opozitës, ka korrigjuar gabimet ne përkthimin e ligjit te vetingut, duke i dërguar “Venecias” nje version te ri te draftit per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve.

Drafti i vetingut, i cili u vendos ne qendër te debatit politik është përkthyer nga misioni Euralius ne Tirane. Dhe pikërisht ne kulmin e këtij debati është mësuar se shefi i këtij misioni, njeriu qe ishte pjese themelore e reformës ne drejtësi Ranier Deville është pezulluar.

Ende nuk dihen arsyet pse Deville është larguar nga posti i shefit te misionit, por mësohet se ai eshte zëvendësuar tashme nga Agnes Bernhard, eksperte ndërkombëtare për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu ka asistuar Shqipërinë ne procesin e reformës ne drejtësi.v+

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...