Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22-vjecarit nga Mitrovica

Kosovë&Rajon

policia-mitrovicePolicia e Kosovës ka arrestuar një dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit nga Mitrovica. Këtë e ka konfirmuar për Rtklive, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndryshe, një person është vrarë sot në Mitrovicë jashtë oborrit të shkollës të gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së, kanë konfirmuar zyrtar policor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i Policisë për rajon e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Rtklive se si pasojë e një përleshje me armë zjarri një person është vrarë jashtë oborrit të shkollës së gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në rrugën e UÇK-së.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, nëse i vrari është nxënës i shkollës, por tha pas pak do të dilet me një njoftimin zyrtar.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe pas pak pritet të japin detaje shtesë.

ME TE LEXUARAT