Burri hodhi gruan nga kati i katërt, pas gjyqtarit, nën akuzë edhe Përmbarimi i Fierit

Aktualitet

fier-burri-gruajaPak orë pas nisjes së procedimit për gjyqtarin që lëshoi urdhër mbrojtje ndaj gruas së vrarë nga burri në Fier, nis hetimi edhe për Përmarimin e këtij qyteti.

Burimet zyrtare thanë se Përmbarimi nuk është kujdesur që të ekzekutojë vendimin e gjykatës për mbrojtjen e gruas e cila u hodh nga kati i katërt prej burrit të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklarata e policisë:

Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal për "Shpërdorim detyre" parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, ndaj kryetares së zyrës përmbarimore Fier, shtetases L.SH, 36 vjeçe.

Procedimi penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezultoi se:

Kjo shtetase gjatë deklarimit në Polici pretendoi se e kishte vendimin, por nga kqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.

Gjithashtu po në lidhje me zbatimin e vendimit nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdherit të mbrojtjes së shtetases L.R., sipas pretendimit se e posedonte atë.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme.

dritarja-fier

Lxoni edhe: Fier, burri që vrau gruan ndryshon dëshminë: Ja pse e hodha të zhveshur nga dritarja

Krimi i rëndë në familje i ndodhur pak ditë më parë në Fier, "pret" kokën e gjyqtarit që lëshiu urdhërin e mbrojtjes për shtetasen Liljana Ruko, gruan e vrarë nga burri me hedhje nga kati i katërt.

Lajmi është bërë me dije nga policia, e cila tha se gjyqtari nuk ka zbardhur urdhërin e mbrojtjes për tia dërguar policisë duke u bërë kështu shkak për pasojën e rëndë të ardhur nga ky mosveprim.

"Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal për "Shpërdorim detyre", ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, shtetasit Ergyr Selimi .

Ky procedim penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases Liljana Ruko, institucioneve pergjegjëse.

Më pas ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes së shtetases Liljana Ruko nga bashkëshorti i saj. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës", ka thene policia.

ME TE LEXUARAT