Krimi i pasionit në Fier, 29-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, burrin e kishte në emigrim

Aktualitet

Detaje të reja zbulohen nga krimi i pasionit, ku një 32-vjeçar nga Fieri vrau të dashurën e tij, e më pas i dha fund jetës.

Viktimat e identifikuar si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ermira Arapi nga Lushnja, e cila u gjet sot e vrarë në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit ishte nënë e dy fëmijëve, ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant.

Ajo jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. Nëna e dy fëmijëve punonte si shitëse. Ndërkohë, Drini Derveni kishte një fëmijë dhe jetonte në Fier. Viktima, Ermira Arapi

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 32-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten.

Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.bw

ME TE LEXUARAT