Kjo super-vilë do t’ju mahnisë! Ndodhet në Tiranë


Në një rrugë diku në veri të Tiranës gjendet një vilë që duket sikur i përket një realiteti tjetër. Vila në pamje të parë duket si kur është në Malibu, SHBA dhe jo në Tiranë.

Muri rrethues i saj është i veshur me gurë dhe kangjellat e larta të japin mesazhin që këtu është diçka serioze.

Kuzhina me ngjyra të ngrohta dhe e mobiluar me shije, ambient ngrënieje i denjë për gatimin që dilte nga ajo kuzhine, salloni tipik i rretheve intelektuale që mbështesin bërrylin tek oxhaku dhe ngrenë kokën lartë në kërkim të argumenteve, dhomë miqsh e mjaftueshme për një ministër, korridore të veshura me gur cilësor që ta bënin vajtjen në tualet një kënaqësi…

Një kat më sipër tri dhoma luksoze dhe një studio që të shtynte të lexoje pafund. Pianoja i jepte ambientit një atmosferë klasi dhe harmonie.

Kur zbritëm thamë se mbaruam, por jo kishim edhe katin -1. Palestër e pajisur për çdo nivel fitnesi, një dhomë tjetër për miq dhe kantina e verës.

Në mes të kantinës është edhe një tavolinë ku degustohen verërat e ardhura rishtazi. Në dalje rezervuarët e pishinës dhe garazhi i mbyllur për dy makina.

Po nga pas kur e inspektuam vilën…?

Një ‘shëtitore’ e vogël nga ato që kishin kështjellat e fisnikëve në shekullin XIIIV. Diku një kopsht i vogël ku fare mirë mund të vendosje një stol e t’i recitoje poezi femrës më të bukur.

Më tej një oxhak për barbeky dhe një ballkon i mbuluar me vetrata për të shijuar diellin e Dimrit.

Këtu arkitekti nuk ka punuar për të marrë rrogën por për të bërë art. Vetëm në Miami ose Malibu ka vila të këtij niveli. E njëjta vilë atje do kushtonte diku tek 4-5 milionë euro, por në Tiranë gjërat e mira kushtojnë lirë; varet kush e blen i pari…/Vetëm Vila/

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...