Vettingu, PD: Ja provat që përkthimi është deformuar

Politikë

bylykbashi-655x356Në një konferencë për media, deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka paraqitur një seri provash, të cilat sipas tij vërtetojnë se teksti i Vetingut është deformuar në mënyrë të qëllimshme.

Qëndrimi i demokratëve vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, që tha se pasaktësitë në tekst nuk kanë deformuar thelbin e Vetingut.

Provat e publikuara nga deputeti Bylykbashi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata Kushtetuese, më 25 tetor, pati presion nga mazhoranca për ta çuar pa asnjë vonesë ligjin në Komisioni i Venecias. Më 25 tetor u mor vendimi, më 28 tetor është dërguar nga gjykata në Venecia përkthimi i ligjit.

Nga kontaktet zyrtare me Gjykatën Kushtetuese, përkthimi i dërguar është i bërë nga Euralius. Komisioni i Venecias ka publikuar më 16 nëntor tekstin e Kushtetutës dhe ligjit.

Me dokumentet e publikuara online, Komisioni i Venecias ka bërë një transparencë të plotë: ka tekstin e Kushtetutës, ligjin me tekstin e gabuar, si dhe ligjin e përkthyer dhe të dërguar më pas. Ndërkohë, web site të tjera, përfshirë EURALIUS, i kanë hequr përkthimet e mëparshme që ishin në faqet e tyre.

Ekspertët e PD e zbuluan më 25 nëntor këtë deformim duke mbikëqyrur fletët e ligjit në faqen e Komisionit të Venecias. Kjo ju bë prezente Gjykatës Kushtetuese, që mori përsipër të bëjë përkthimin zyrtar me ekspertë të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.

Gjykata mori përsipër se ka dërguar ligjin, por jo tekstin e Kushtetutës. As ministria e Drejtësisë nuk e ka dërguar. Mbetet për t'u sqaruar kush e ka dërguar, sepse në faqen e KV thuhet se ai përkthim është dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare. Duhet të kuptohet kush ishte ky autoritet shtetëror që donte të çonte diçka të gabuar. Kemi vënë në dijeni KV.

Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe KV e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. ka edhe një fakt tjetër të rëndë. KV tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në web site, por datën 16 tetor.

Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte KV në drejtim të gabuar?

Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera.

ME TE LEXUARAT